Lajme
Von der Leyen: Çdo sekondë në BE vjen një fëmijë nga ky vend
Demokracia
19:33 | 23 Mars 2022

Share:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalën e saj përpara Parlamentit Evropian, e ka cilësuar presidentin rus Vladimir Putin si përgjegjësin për tragjedinë njerëzore e cila ka kapluar Ukrainën. Ajo bëri me dije se një fëmijë detyrohet të lerë vendin e të zhvendoset në Bashkimin Evropian, në çdo sekondë që kalon.

Von der Leyen premtoi aktivizimin e burimeve masive në mbrojtje të shteteve anëtare që strehojnë ukrainasit e ikur nga lufta.

“Deri më tani, më shumë se tre milionë njerëz janë larguar nga Ukraina. Gjysma e tyre janë fëmijë. Çdo sekondë, një fëmijë nga Ukraina mbërrin në BE. Çdo sekondë. Pra, ndërsa unë po ju flas, këtu në zemër të demokracisë evropianë, 800 fëmijë po largohen nga Ukraina, të traumatizuar dhe kanë nevojë për ndihmë. Ata lënë pas vëllezërit dhe baballarët e tyre, duke mos ditur nëse do t’i shohin përsëri. Unë përshëndes bujarinë e madhe të të gjithë evropianëve, të gjitha shteteve anëtare dhe Moldavisë. Në nivel evropian, ne do të mobilizojmë burime masive për të mbështetur shtetet anëtare që presin njerëz që ikin nga lufta”, u shpreh ajo./ CNA.al

Të ngjashme