Lajme
Von Cramon: Raporti i PE-së për Kosovën dhe Serbinë dërgojnë një mesazh të fortë për rajonin
Demokracia
17:13 | 26 Prill 2023

Share:

Eurodeputetja dhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, tha sot se Kosovës dhe Serbisë po i kërkohet “të bëjnë ndryshime në frontin e brendshëm, para se të shohim hapat e ardhshëm drejt integrimit në BE”.

Në seancën e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme në PE, janë miratuar raportet e raportuesve për Serbinë dhe Kosovën.

Siç tha ajo, raporti për Kosovën dhe Serbinë dërgon një mesazh të fortë për rajonin.

“Si fillim flet për angazhimin e Parlamentit Evropian për zgjerim, por përmes monitorimit të procesit, që për të dyja vendet do të thotë se ne jemi në kërkim të ndryshimeve në frontin e brendshëm, përpara se të shohim hapat e ardhshëm drejt integrimit në BE. Pritjet e mia kanë qenë më të mëdha, kam shpresuar shumë që për shkak të marrëveshjes këtu në Bruksel, pastaj në Ohër, do të ketë një moment kyç sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit”, tha Von Cramon.

Siç raporton N1 , ajo vlerësoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës ishin një hap prapa dhe larg marrëveshjes, përcjell Demokracia.com.

“Më vjen keq për këtë, shpresoja që Lista Serbe do të merrte pjesë dhe se do të ishte një shtysë pozitive për dialogun e mëtutjeshëm. Mendoj se është një mundësi e humbur, një shans i humbur. Kemi parë gjithashtu se ka pasur frikësim nga Beogradi, por edhe nga veriu i Kosovës”, ka theksuar më tej ajo. /Demokracia.com/

Të ngjashme