Sport
Vokrri: 3 maj, datë e shënuar në historinë e futbollit të Kosovës
Demokracia
13:47 | 03 Maj 2022

Share:

Gramoz Vokrri, djali i legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, ka uruar komunitetin e futbollit me rastin e 6-vjetorit të pranimit të FFK-së në UEFA.

Ai ka shkruar se ndihet krenar me punën dhe veprat e babait të tij, të ndjerit Fadil Vokrri, i cili ka qenë president i FFK-së kur u pranua FFK në UEFA e FIFA.

3 Maj 2016 – Budapest! Datë e shënuar në histori. Një moment i mbushur me nder dhe krenari që duhet të na shërbej për ti mbrojtur dhe lartësuar vlerat e futbollit.

Një moment që duhet të na frymëzoj për të punuar me entuziazëm, transparencë dhe ndershmëri për të ardhmen. Urime të gjithëve 6 vjetorin e pranimit në UEFA”, ka shkruar Gramozi në profilin e tij në facebook. /Demokracia.com

Të ngjashme