Sport
Vojvoda thuajse i plotë në barazimin e Torinos në Serie A
Demokracia
22:56 | 20 Shkurt 2023

Share:

Mërgim Vojvoda është aktivizuar thuajse gjatë tërë takimit në barazimin e Torinos kundër Cremoneses në Serie A.

Torino dhe Cremonese barazuan 2:2 në ndeshjen kampionale të xhiros së 23-të, e zhvilluar sonte në “Stadio Olimpico di Torino”, shkruan Demokracia.com.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës është aktivizuar nga minuta e parë për vendasit.

Vojvoda është zëvendësuar në minutën e dytë shtesë të përballjes.

Mbrojtësi i krahut u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e parë shtesë, sipas gjyqtarit, për sjellje josportive.

Torino me këtë pikë të fituar është në pozitën e nëntë me 31 pikë. Cremonese mbetet e fundit me vetëm nëntë pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme