Lajme
Vlorë, dy punonjës policie qëllohen me armë zjarri nga një automjet në lëvizje
Demokracia
10:44 | 03 Shtator 2022

Share:

Dy punonjës policie në Vlorë janë qëlluar me armë zjarri nga një automjet “Volkwagen” në lëvizje.

Efektivët kanë qenë në mjetin e tyre privat jashtë shërbimit dhe për fat të mirë nuk kanë pësuar asnjë lëndim. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” në një zonë të populluar.

Nga një makinë tip “Volkswagen”, një person ka qëlluar me armë zjarri makinën ku udhëtonin A.B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në komisariatin e Policisë Vlorë dhe N.M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare në Sarandë.

Dyshimet paraprake janë se është gjuajtur me armë zjarri të llojit pistoletë, ndërsa janë gjendur 5 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Deri më tani dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikt të çastit mes disa personave dhe policëve, ndërsa pritet versioni zyrtar nga policia.

Pas marrjes së provave në vendin e ngjarjes, policia ka hapur rrugën kryesore për të vijuar qarkullimi dhe pritet largimi i automjetit “Audi” për ta çuar në komisariat për ekspertizë të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të ngjashme