Lajme
Vlora Çitaku: Rita Ora, në secilën intervistë dhe paraqitje ka folur për ne
Demokracia
12:52 | 27 Gusht 2023

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar një video të këngëtares më origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila u pa duke mbajtur flamurin e Serbisë në një koncert.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook i ka dalur në mbrojtje Rita Orës, duke thënë se ajo nuk ka lënë asnjë mundësi që t’i ikë për ta promovuar Kosovën.

Në secilën intervistë dhe paraqitje ka folur për ne. Për rrënjët e familjes prej nga vjen.” – ka shkruar ajo.

Ajo ka publikuar një fotografi të Rita Orës me ish-presidentin e Amerikës, Barak Obama dhe gruan e tij.

Postimi i plotë:

Rita Ora

Nga përvoja e di sa shumë kanë bërë artistët dhe sportisët tanë për ta promovuar Kosovën.

Ata kanë thyer muret e ngritura nga politika dhe kanë depërtuar edhe aty ku ne si diplomaci e kemi pasur të pamundur.

E Rita, nuk ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën. Për të treguar historinë tonë.

Në secilën intervistë dhe paraqitje ka folur për ne. Për rrënjët e familjes prej nga vjen.

Faleminderit Rita

Të ngjashme