Lajme
Mbyllen votimet në Maqedoninë e Veriut, “Fronti Evropian” thotë se fitoi demokracia e jo Rusia
Demokracia
19:27 | 08 Maj 2024

Share:

Fronti Evropian” ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë së Veriut në taborin shqiptar.

Këtë fitore në një konferencë për media e ka shpallur Arbër Ademi, nga Bashkimi Demokratik për Integrim, menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.

“Fronti Evropian sonte do të dëshmojë fitoren historike në këtë referendum popullore, me çka do të vuloset e ardhmja evropiane e vendit. Kthim mbrapa nuk ka, dhe nuk do të ketë asnjëherë, sepse vullneti dhe verdikti i qytetarëve është mbi të gjithë”, ka thënë Ademi.

“Më 24 prill dhe sot, populli e tha fjalën e tij, dhe Fronti Evropian do t’i qëndrojë besnik përgjithmonë vullnetit të votuesit”, potencoi ai, duke shtuar se “sonte fitorja është e jona, e të gjithë juve që i thatë Jo Rusisë, dhe Po Evropës”.

Të ngjashme