Lajme
Vjen reagimi i parë nga kabineti i Kurtit pas anulimit të takimit të qeverive
Demokracia
21:40 | 13 Qershor 2023

Share:

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas anulimit të mbledhjes së qeverive shqiptare. Në reagimin e saj thuhet se është hera e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet njëanshëm.

Ajo ka fajësuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për anulimin e mbledhjes ndërqeveritare duke thënë se takimet bilaterale që i ka kërkuar Rama do të mund t’i zhvillonin secilën ditë tjetër.

“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato. Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Të ngjashme