Lajme
Vidhet një kasafortë në Prizren
Demokracia
09:01 | 08 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për vjedhjen e një kasaforte me një shumë parash në një lokal në Prizren.

Sipas policisë i dyshuari me një person tjetër, i cili është në arrati, dyshohet se kanë depërtuar me forcë në brendinë e lokalit dhe kanë kryer vjedhjen. Shuma e parave të vjedhura, sipas policisë nuk dihet saktësisht, shkruan Demokracia.com

“Prizren 07.02.2021-01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, duke depërtuar me forcë në brendinë e lokalit të ankuesit mashkull kosovar kanë vjedhur kasafortën me një shumë parash(nuk dihet saktësisht shuma). I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com

Të ngjashme