Lajme
Viza e re e Gjermanisë synon punonjësit e huaj: Kur do të hyjë në fuqi dhe kush ka të drejtë?
Demokracia
09:01 | 21 Janar 2023

Share:

Gjermania po dyfishon planet për të tërhequr punonjës të kualifikuar nga jashtë BE-së.

Vendi planifikon të reformojë legjislacionin e tij të emigracionit për ta bërë më të lehtë për shtetasit e vendeve të treta të punojnë në Gjermani.

Gjatë një konference për shtyp më 17 janar 2023, Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock tha se modernizimi i procesit të vizave do të nënkuptonte “kthimin e tij me kokë poshtë”.

Si planifikon Gjermania të tërheqë punëtorë të huaj të kualifikuar?

Gjermania shpreson të luftojë mungesën e punonjë të kualifikuar me një reformim të ligjit të emegracionit. Ndërsa projektligji është ende në zhvillim, ai u miratua në fund të nëntorit 2022.

‘Chancenkarte’ do të përdorë një sistem pikësh për t’u mundësuar punonjësve me aftësitë e kërkuara që të shkojnë më lehtë në Gjermani.

Është pjesë e një strategjie të propozuar nga Ministri i Punës Hubertus Heil për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore në vend dhe synon njerëzit që nuk kanë ende një kontratë pune në Gjermani.

Sistemi do të marrë parasysh kualifikimet, përvojën profesionale dhe aftësitë gjuhësore, ndër të tjera.

Çdo vit do të vendosen kuota në varësi të industrive që kanë nevojë për punonjës. Tre nga katër kriteret e mëposhtme duhet gjithashtu të plotësohen për të aplikuar për skemën:

1.Një diplomë ose formim profesional i njohur nga Gjermania

2.Tre vite përvojë profesionale

3.Njohuri gjuhësore ose qëndrim i mëparshëm në Gjermani

4.35 vjeç ose më i ri

Aktualisht, shumica e qytetarëve jashtë BE-së duhet të kenë një ofertë pune përpara se të mund të zhvendosen në Gjermani. Një vizë për punëkërkuesit ekziston tashmë, por sistemi i ri do t’i lejojë njerëzit të zhvendosen dhe të kërkojnë një punë ose praktikë gjatë qëndrimit në Gjermani në vend që të aplikojnë nga jashtë.

Aplikantët duhet të jenë në gjendje të dëshmojnë se mund të përballojnë të paguajnë shpenzimet e tyre të jetesës.

Detajet e sakta të skemës ende nuk janë zyrtarizuar. Chancenkarte nuk pritet të jetë në dispozicion të paktën deri në fund të vitit 2023.

Të ngjashme