Lajme
Viti: Gjenden produkte të falsifikuara të duhanit, arrestohen 4 persona
Demokracia
17:15 | 27 Mars 2023

Share:

Policia dhe Dogana e Kosovës gjatë hetimeve të përbashkëta kanë ndalur dy automjete dhe kanë bastisur pronat e të dyshuarve ku janë gjetur sasi e duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit, të gjitha këto produkte të falsifikuara.

“Pas hetimeve të përbashkëta në mes të Doganës dhe Policisë së Kosovës, sot me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy automjete dhe me pastaj janë bastisur pronat e të dyshuarve (Viti). Gjatë bastisjes njësit e doganës kanë hasur në sasi të konsideruesheme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit, vlen të theksohet se të gjitha prodhimet janë produkte të falsifikuara.” thuhet në njoftimin e Doganës, përcjell Reporteri.net.

Pajisjet dhe duhani janë sekuestruar ndërsa 4 personat përgjegjës janë ndaluar dhe janë duke u intervistuar me urdhër të prokurorit.

Postimi i plotë:

Zbulohet një punëtori për prodhimin e duhanit

Viti 27 mars 2023 njësit e Dogana e Kosovës kanë arritur që të zbulojnë një puntori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit.
Pas hetimve të përbashkëta në mes të Doganës dhe Policisë së Kosovës, sot me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy automjete dhe me pastaj janë bastisur pronat e të dyshuarve (Viti). Gjatë bastisjes njësit e doganës kanë hasur në sasi të konsideruesheme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit, vlen të theksohet se të gjitha prodhimet janë produkte të falsifikuara.
Të gjitha pajisjet dhe duhani janë sekuestruar derisa katër (4) persona përgjegjës janë ndaluar dhe për mometin janë duke u intervistuar me urdhër të prokurorit.
Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Të ngjashme