ShowBiz
Vite më parë e quajti të keqe, Butrint Imeri pajtohet me Soni Malajn dhe e fton në festën e ditëlindjes së 27-të
Demokracia
16:47 | 05 Korrik 2023

Share:

Butrint Imeri dhe Soni Malaj duket se e kanë lënë anash një situatë të pakëndshme që e patën disa vite më parë.

Artisti nga Kosova në një intervistë për ‘Shiko kush Luan’ duhej të zgjidhte një emër të një vajze të showbiz-it me të cilën mendonte se do ishte çift perfekt.

Ai u mendua pak dhe për ta larguar nga kjo situatë, Ylli Limani i propozoi emrin e Soni Malajt.

Këngëtari në fjalë ndërkohë tha se Soni ‘është e keqe’.

Kjo nga ana tjetër u komentua edhe nga Malaj e cila në një postim kishte thënë: “Jo kushdo që ka emrin ‘Butrint’ ka kulturën dhe artin e qytetit antik. ‘Butrintërit’ e tjerë mund të jenë shumë mirë ndonjë markë tapash veshësh”.

Pas gjithë kësaj, ata duket se kanë lënë anash hatërmbetjet dhe se Butrinti e ka ftuar në festën e ditëlindjes së 27-të.

Ai madje mes tjerash ka postuar edhe një fotografi me të për të treguar se çdo gjë është në rregull.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024