Lajme
“Virgjëresha shqiptare” fiton një çmim në festivalin Oulu në Finlandë
Demokracia
21:10 | 19 Nëntor 2022

Share:

Filmi me regji të Bujar Alimanit “Virgjëresha Shqiptare” ka fituar një çmim të ri së fundmi.

Ky film ka fituar çmimin “Global Future” në Festivalin e 41-të Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe Rininë “Oulu”.

Është një festival i pavarur. Festivali organizohet nga Qendra e Filmit Oulu, raporton Kultplus

Qëllimi i Festivalit është të shfaqë prodhim të ri ndërkombëtar të cilësisë së lartë për fëmijë dhe të rinj dhe të rrisë interesin e shpërndarësve dhe transmetuesve finlandezë për filmat për fëmijë.

Të ngjashme