Sport
Villarreali “trondit” Bayern Munichun, kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Demokracia
22:55 | 12 Prill 2022

Share:

Villarreali e ka eliminuar Bayern Munichun nga Liga e Kampionëve dhe është kualifikuar në gjysmëfinale.

“Nëndetësja e verdhë” barazoi 1:1 me Bayernin në “Allianz Arena”, mirëpo rezultati 1:0 në ndeshjen e parë bëri që të siguronin “biletën” për plasmanin në fazën tjetër, shkruan Demokracia.com.

Robert Lewandowski realizoi i pari për Bayern Munichun në minutën e 52-të me ndihmën e Muller.

Por, shpresat e gjermanëve i shuajti dy minuta para fundit të kohës së rregullt futbollisti, Chukëueze që barazoi shifrat dhe njëherit i dha triumfin e madh skuadrës së tij.

Villarreali në gjysmëfinale do të luajë me fituesin e takimit Liverpool – Benfica./Demokracia.com/

Të ngjashme