Sport
Villarreali dhuratë për tifozët në Champions, i ulë “përtokë” çmimet e biletave kundër Bayern Munich
Demokracia
19:08 | 22 Mars 2022

Share:

Një lëvizje e drejtuesve të Villarealit është përgëzuar nga të gjitha mediat evropiane duke u surprizuar jo pak.

Në ditën e sotme klubi spanjoll ka bërë të ditura çmimet e biletave kundër Bayern Munchen për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi eliminuan Juventusin.

Teksa të gjithë prisnin rritje marrëmëndëse në mënyrë që klubi të përfitonte sa më tepër para, në fakt ndodhi e kundërta.

Të gjithë tifozët që janë abonuar më herët, mund ta blejnë biletën për të parë ekipin e tyre ndaj Bayern për vetëm 20 euro./Demokracia.com/

Të ngjashme