Sport
Vieira nuk ka koment pas përplasjes me tifozin e Evertonit
Demokracia
09:31 | 20 Maj 2022

Share:

Menaxheri i Crystal Palace, Patrick Vieira nuk pranoi të komentojë për gazetarët grindjen e dukshme me një tifoz të Evertonit pas pushtimit të fushës në fund të humbjes 3-2 në Goodison Park të enjten mbrëma.

Vizitorët panë një epërsi me dy gola, teksa Toffees bënë një rikthim të jashtëzakonshëm për të siguruar mbijetesën në Ligën Premier me një ndeshje pra fundit, duke ndezur skena festimi masiv në fushë në bilbilin e fundit.

Ndërkohë që lojtarët e Frank Lampard u përqafuan nga tifozët si heronj, ashtu nuk ndodhi edhe me mysafirët.

Një tifoz u pa të hynte në një grindje me trajnerin Vieira, i cili në dukje u sulmua me një goditje, por duke folur më pas, francezi nuk pranoi të tërhiqej për këtë çështje.

“Nuk kam asgjë për të thënë për këtë”, tha Vieira në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes kur u pyet për ngjarjet.

Diku tjetër, kur u pyet për performancën e skuadrës së tij, francezi shprehu zhgënjimin e tij me mënyrën se si ata lanë një epërsi komanduese.

“Ne e humbëm kontrollin. Taktikisht dhe teknikisht nuk mundëm ta mbanim topin ose ta lëviznim mjaftueshëm shpejt”.

“U bë e vështirë për të krijuar raste. Ne nuk shënuam golin e tretë dhe ata u rikthyer. Ne duhet të luajmë me më shumë pjekuri. Por, kjo është ajo që duhet të bëjmë për t’u bërë një ekip më i mirë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Të ngjashme