Lajme
Vidhen 18 radiatorë nga një shkollë në Skenderaj
Demokracia
13:10 | 09 Maj 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë në shkollën fillore të një fshati të kësaj komune dhe me forcë kanë hapur depon e shkollës, duke vjedhur 18 radiatorë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës.

“VJEDHJE E RËNDË/Skenderaj 08.05.2023 – 07:00. Është raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në Shkollën Fillore të një fshati të Skenderajt dhe me forcë kanë hapur depon e kësaj shkolle dhe kanë vjedhur 18 radiatorë”, thuhet në njoftim.

Me urdhër te prokurorit iniciohet rasti si më lartë dhe mbetet duke u hetuar./Demokracia.com.

Të ngjashme