Kuriozitete
Videoja e djaloshit që fut gjarprin në shtëpi bëhet virale në internet
Demokracia
09:51 | 18 Korrik 2023

Share:

Një video e një djaloshi në Indi që po tentonte të fuste gjarprin në shtëpi po bëhet virale në internet.

Videoja u shpërnda nga një llogari në Instagram dhe ka marrë miliona klikime, transmeton Telegrafi.

Aty mund të shihet se si djaloshi po ecte me gjarprin në dorë dhe po tentonte të futej në dhomën e ndejës ku ishin edhe familjarët brenda.

Në ato momente, anëtarët e familjes u çuan nga paniku për t’u fshehur në një cep.

Një burrë, më pas për të evituar një incident të mundshëm e kapi djaloshin për dorë dhe e nxori nga aty.

Të ngjashme