Lajme
VIDEO| Zyrtari përgjegjës për rezervat shtetërore e demanton ministren Hajdari, rezerva ka vetëm për një javë
Demokracia
18:23 | 26 Shkurt 2022

Share:

Një herë del e thotë se ka rezerva të mjaftueshme. Më pas del dhe e demanton vetën. Kjo është mënyra e qeverisjes së Rozeta Hajdarit, e cila duket se nuk po arrin t’i “qeverisë” as deklaratat e saj.

Shumë qytetarë në Kosovë kanë filluar të blejnë miell në sasi të madhe, pas sulmeve të Rusisë mbi Ukrainën. Ndërsa, siç përsërit zakonisht sa herë që Kosovën e kaplon ndonjë krizë apo qytetarët panikohen, sot ministrja Rozeta Hajdari sërish tha se Kosova ka mjaftueshëm rezerva të grurit, shkruan Demokracia.com.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin Hekuran Murati, Hajdari konfirmoi se Kosova ka mjaftueshëm rezerva shtetërore.

“Në kontakt të vazhdueshëm më kultivuesit e grurit, të cilët na sigurojnë se për 3 deri në 6 muaj nuk ka pse të brengosemi për mungesë të miellit. Na thanë se nuk kemi nevojë për panik. Ju sigurojmë se kemi rezerva me grurë dhe mallra dhe nuk ka nevojë për panik. Kemi vendet mike që sigurojnë Kosovën se do të ndihmojnë me rezerva nëse ka nevojë”, tha Hajdari.

Ajo tha më tej se rezerva shtetërore shfrytëzohen për furnizim kur ka luftë apo rrezik nga lufta, si dhe siç tha ajo katastrofa tekniko ekologjike.

Megjithatë, pak ditë më parë, ishte vetë drejtori i Departamentit për Rezerva Shtetërore, Hafiz Gara, i cili kishte konfirmuar se Kosova ka rezerva vetëm për pesë ditë deri në një javë.

“Ka kapacitete të mjaftueshme për ta mbajtur jetën, bie fjala për pesë ditë deri në një javë, mirëpo këto rezerva janë në rritje vazhdimisht”, kishte thënë Gara për televizionin publik më 14 shkurt të këtij muaji.

Në këto rezerva shtetërore përfshihen karburante, produkte ushqimore, drithëra e barna esenciale për nevoja konsumuese të popullsisë maksimalisht për një javë. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Kronologjia e një mashtrimi, si i gënjeu qytetarët për rezervat shtetërore Rozeta Hajdari

Skandaloze: Ministrja Hajdari e pranon që Qeveria Kurti i ka gënjyer qytetarët për rezervat shtetërore

Hajdari: Kemi rezerva të mjaftueshme të grurit, nuk kemi nevojë për panik

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024