Lajme
Skandaloze: Ministrja Hajdari e pranon që Qeveria Kurti i ka gënjyer qytetarët për rezervat shtetërore
Demokracia
16:19 | 20 Janar 2022

Share:

Ministrja e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e ka pranuar se ka gënjyer qytetarët për rezervat shtetërore të miellit, kur kishte marrë detyrën në Qeverinë Kurti I.

Këtë e ka treguar vetë ajo në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila po vazhdon edhe më tutje, raporton Demokracia.com.

“Është rritur çmimi i miellit, por nëse ju tregoj nga përvoja që kisha si ministre në mandatin i parë… Ne kemi gjetur rezerva shtetërore për vetëm tre ditë. Është dashur t’i bind qytetarët se kemi pas rezerva, por nuk kemi pasur”, ka thënë ministrja Hajdari.

Kjo ka shkaktuar debate në Kuvend, ndërsa deputetët janë dëgjuar duke i reaguar ministres Hajdari.

Këtu ka ndërhyrë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili ka thënë se duhet të dëgjohet ministrja./Demokracia.com/

Të ngjashme