Sport
VIDEO | Tifozët e Dukagjinit hodhën gjësende në drejtim të futbollistëve të Prishtinës
Demokracia
16:00 | 12 Shkurt 2023

Share:

Mes tensioneve ka përfunduar ndeshja mes Dukagjinit dhe Prishtinës, e vlefshme për javën e 19-të në Superligën e Kosovës në futboll, njëherit e para në stinorin pranveror për këtë edicion.

Dukagjini triumfoi 1:0 kundër Prishtinës në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, shkruan Demokracia.com.

Goli i vendasve i realizuar në minutën e 41-të ngjalli reagim të madh në kampin kryeqytetas të cilët protestuan ashpër.

E pas përfundimit të ndeshjes, faqja LiveSport në Facebook ka publikuar pamjet ku shihen tifozët vendas teksa hedhin gjësende në drejtim të futbollistëve të Prishtinës.

Mëposhtë mund të shihni pamjet./Demokracia.com/

Të ngjashme