Lajme
VIDEO| Sfidat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës
Demokracia
09:43 | 19 Shkurt 2023

Share:

Në ora 7 të mëngjesit nis një ditë e zakonshme për pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës, në kampin “Belvedere” në fshatin Bair të Mitrovicës.

Pasi ata përshëndeten, bëhet planifikimi i ditës.

Gjithçka është gati që ata të nisen në terren, aty janë edhe qentë e trajnuar.

Gjatë patrullimit, njësitet speciale të Policisë hasin në një automjet të dyshimtë. Dyshimet i vërteton qeni i trajnuar, i cili tregon se brenda automjetit gjendet një mjet shpërthyes.

Pasi bëhet largimi i një granate brenda automjetit, ata vazhdojnë me ushtrimet e ditës, shkruan RTK.

Detyrat e Njësisë Speciale kryesisht kanë rrezikshmëri të lartë. Ata shpeshherë janë angazhuar edhe në veri të vendit, kur situata ishte e tensionuar.

Monitorimi i kësaj pjese të vendit, përfshirë Liqenin e Ujmanit, bëhet përmes kamerave, patrullimit me këmbë dhe me automjete.

Major Mehmetali Hajdini, është përgjegjës për pikën kufitare në Bërnjak, Njësitit të Stacionit Policor të Kufirit dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë.

Major Hajdini thotë se çdo pjesëtar i Policisë së Kosovës është i vendosur që pavarësisht situatave në veri të vendit, të qëndrojë aty.

Të ngjashme