Lajme
VIDEO| Rusia bombardon fabrikën më të madhe të çelikut në Europë
Demokracia
10:44 | 20 Mars 2022

Share:

Një nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Europë raportohet se është shkatërruar si pasojë e luftimeve Rusi-Ukrainë.

Kjo është bërë e ditur nga deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Twitter, përcjell Demokracia.com.

“Azovstal, një nga fabrikat më  të mëdha të çelikut në Europë është shkatërruar. Humbjet ekonomike për Ukrainën janë tepër të mëdha. Ambienti është shkatërruar”. Ka thënë ajo.

Ligjvënësit veç se kanë konfirmuar se fabrika është shkatërruar tërësisht si pasojë e bombardimeve ruse, përcjell Demokracia.com.

Fabrika e çelikut ka qenë një aset kyç në Mariupol, në Detin Asov, në të cilin Moska ka zhvilluar luftimet më vdekjeprurëse deri tani që prej kur nisi lufta.

Ky qytet i vogël, është strategjik për Rusinë, përmes së cilit mund të ketë një korridor tokësor midis rajoneve lindore të Donetsk dhe Luhansk, të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, dhe Krimesë, gadishullin që Rusia pushtoi dhe aneksoi në 2014./Demokracia.com/

Të ngjashme