Lajme
VIDEO| Qielli mbi Kinë bëhet i kuq, qytetarët të shqetësuar për zjarr masiv
Demokracia
21:53 | 09 Maj 2022

Share:

Qytetarët e qytetit port të Kinës Zhoushan u përballën me një gjë të pazakonshme, sepse qielli i tyre u bë i kuq.

Qielli i kuq shkaktoi panik te qytetarët, të cilët e regjistruan fenomenin dhe e shpërndanë në rrjetet sociale.

Sipas disa raporteve, kjo shkaktoi shqetësime për një zjarr masiv, raporton MoneyControl.

Natyra e fenomenit gjithashtu i shtyu përdoruesit e Twitterit të dilnin me teori të ndryshme, disa e quajtën atë një shenjë apokaliptike, derisa për të tjerët ishte thjeshtë një iluzion.

Të ngjashme