Lajme
VIDEO | “Nuk mund të mos zbatohen edhe qindra-mijëra vendime tjera” | Paralajmërimi i Osmanit për rrezikun nëse zbatohet vendimi i Millosheviqit për Manastirin e Deçanit
Demokracia
21:00 | 14 Mars 2024

Share:

“Unë mendoj që ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për precedentin që krijohet nga një vendim i tillë, sepse pastaj institucionet e Kosovës nuk mund të thonë ne po e zbatojmë një vendim, i cili buron nga koha e Millosheviqit, por jo edhe qindra e mijëra të tjerë. Pra, do të krijonte probleme marramendëse në Republikën e Kosovës”.

Ky është paralajmërimi i frikshëm i presidentes Vjosa Osmani dhënë më 7 tetor 2022 në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, për rrezikun në rast të zbatimit të vendimit të vitit 1997 të kohës së Sllobodan Millosheviqit më anë të së cilit ia kishte dhuruar tokën 24 hektarëshe Manastirit të Deçanit, shkruan Demokracia.com.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka sqaruar më shumë se çfarë janë “qindra-mijëra” vendime të tjera nga koha e Millosheviqit që mund të kërkohen nga palët tjera të zbatohen, që do të krijonin “probleme marramendëse në Republikën e Kosovës”.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i ka dëgjuar këto paralajmërime të presidentes Osmani dhe më 13 mars 2024 ka njoftuar nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’i regjistrojë në emër të Manastirit të Deçanit, që menaxhohet nga Kisha Ortodokse Serbe, tokën 24 hektarëshe që Sllobodan Millosheviqi ia kishte dhuruar në vitin 1997.

Ky vendim i kryeministrit Kurti është mbështetur në prapaskenë edhe nga vetë presidentja Osmani e kryeparlamentari Konjufca, por deri më tani zyrtarisht asnjëri prej tyre nuk e kanë mbështetur publikisht, duke e lënë Kurtin të vetmuar në këtë çështje. /Demokracia.com/

“Zhduken” Osmani e Konjufca | Nuk e mbështesin “publikisht” Kurtin për zbatimin e vendimit të Millosheviqit për Manastrin e Deçanit

Lexo më shumë për këtë temë:

Tre mashtrues që edhe nga pozita shtetërore gënjyen popullin se nuk do ta zbatojnë vendimin e Millosheviqit për Manastirin e Deçanit

“Vendimet e Millosheviqit nuk mund të jetojnë në shekullin tonë…” | Si i dha jetë Albin Kurti vendimit të Kasapit të Ballkanit dhe vrasësit të shqiptarëve?

Vendimi i Kurtit për pronën e manastirit një vit pas marrëveshjes me Vuçiqin në Bruksel për “status special” për Kishën Ortodokse Serbe

Të ngjashme