Lajme
VIDEO | Murati s’harxhoi asnjë cent në tre muaj për investime kapitale (VIDEO)
Demokracia
21:01 | 07 Qershor 2023

Share:

Si dikaster qeveritar menaxhon krejt paratë shtetërore.

Por Ministria e Financave në tre muajt e parë të këtij viti, nuk shpenzoi as edhe një cent për investime kapitale. Ajo mbyll peshën e ministrive bashkë me të Drejtësisë, Bujqësisë, Tregtisë e Pushtetit Lokal që për ¼ e vitit harxhuan 0% në këtë kategori.

Shoqëria Civile këtë po e sheh si keqplanifikim nga pushteti qendror. Sipas organizatës FOL, nëse mjetet do të hynin në punë do të ishin shumë më të dobishme.

Ferat Shala, si deputet opozitar nga Komisioni për Ekonomi po akuzon pushtetin se nuk po di të udhëheqë me kuletën e shtetit, njofton Klan Kosova.

I pari i Financave, Hekuran Murati, fajin për këtë ia lë procedurave dhe kushteve atmosferike. Trendi sipas Muratit është rritës për tremujorin e dytë e shkon deri në 60 përqind më shumë se viti paraprak.

Të ngjashme