Lajme
VIDEO| Mërgimtarët e bëjnë Mushtishtin me automjet zjarrfikës
Demokracia
21:14 | 10 Shtator 2022

Share:

Banorët e fshatit Mushtisht të Suharekës kanë arritur t’i mbledhin mbi 10 mijë euro për blerjen e një automjeti për shuarjen e zjarreve.

Pajisja e këtij fshati me një mjet të tillë po thuhet se ishte fort e nevojshme, meqë i njëjti është i rrethuar me male, derisa rastet e zjarrvënieve janë shumë të shpeshta, njofton Klan Kosova.

Automjeti është blerë në Slloveni derisa për mbërritjen e tij në cak po u ndihmon edhe komuna.

 

Të ngjashme