Lajme
VIDEO | “Mediat na q*** nanën”: Bajqinovci i VV-së thotë se Shpejtim Bulliqi i ka thënë “po ta shtroj”
Demokracia
16:49 | 13 Korrik 2023

Share:

Ky është një audio-incizim deputeti i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci dëgjohet duke sharë dhe duke e bërë një pretendim të çuditshëm.

Në këtë audio-incizim, z. Bajqinovci flet me dikë dhe pretendon që kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka thënë që t’ia “shtronte”.

“Shpejtimi (Bulliqi) tha po ta shtroj… thashë ti a e di që mediat na q*** nanën…panlat na i qesin…” – dëgjohet duke thënë z. Bajqinovci në këtë audio-incizim.

Logjika e z. Bajqinovci del se thotë që shkaku i mediave ai nuk ka pranuar që (sic.) “Shpejtimi t’ia shtrojë”.

Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit në cilësinë e deputetit të VV-së, z. Bajqinovci nuk ka deklaruar asnjë tokë në komunën e Podujevës.

Ai ka dy banesa dhe një “shtëpi vikendi” të blerë në vitin 2018.

Nacionale ka kontaktuar me z. Bajqinovci për t’i bërë pyetje në lidhje me ndonjë pronë në Podujevë dhe në lidhje me atë që e ka pasur ndërmend ta bënte por ai është përgjigjur thjesht me “JO” duke refuzuar të dëgjonte edhe pyetjet.

Nacionale ka pyetur edhe z. Shpejtim Bulliqi, kryetar i komunës së Podujevës, dhe i cili fillimisht shprehej se as nuk e njihte fare deputetin Mefail Bajqinovci:

Shpejtim Bulliqi: Qysh? Kush ka thënë, se nuk po kuptoj. E kush është ky se s’pe di unë?

Gazetarja: S’pe njifni deputetin Bajqinovci?

Shpejtim Bulliqi: Jo s’pe njoh. Për kon e keni fjalën?

Gazetarja: I nderumë, e patëm përgjegjësi me iu kontaktu edhe juve.

Shpejtim Bulliqi: A e keni vetë Bajqinovcin. Çka ka thënë? Cila është arsyeja që po më pyetni mu. Pyetne atë që ka thënë! Jo more, ai paska folë. Unë s’pe di për ato sene.”

Të ngjashme