Lajme
VIDEO: Kukësi përballet me reshje të mëdha shiu, Arbotec kujdeset për ”Rrugën e Kombit”
Demokracia
20:45 | 08 Nëntor 2023

Share:

Qyteti i Kukësit është përballur së fundmi me reshje shumë të dendura të shiut. Por, përkundër reshjeve të shumta, rruga që lidh Shqipërinë dhe Kosovën vazhdon të mos ketë probleme në qarkullim.

Sipas punëtorëve të kompanisë “Arbotec”, e cila i mirëmban këto segmente të rrugës në rrethinën e Kukësit, ata janë përkujdesur me kohë që qytetarët të kenë udhëtime të sigurta në “Rrugën e Kombit”, nga Shotë Galica e deri në Qafën e Topit.

Njëri prej punëtorëve të kësaj kompanie thotë se segmentet e rrugës që mirëmbahen nga “Arbotec” janë të monitoruara në çdo kohë.

“Ne kemi monitoruar dhe patrullojmë në çdo kohë segmentin që mbulojmë, edhe pse ka reshje të dendura shiu. Probleme nuk ka në segmentin që ne e mbulojmë. Është emergjencë. Jemi në gatishmëri ditën e natën për të kryer punën tonë”, tha ai.

Kompania ”Arbotec”, e cila vepron në Gjermani, në Kosovë dhe në Shqipëri është një prej kompanive më të mëdha në Evropë për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve.

VIDEO:

Të ngjashme