Lajme
Video ku Kurti kritikon multimiliarderët| Stavileci pyet me ironi Bezos, Musk dhe Gates, “a pajtoheni me të”?
Demokracia
19:50 | 13 Maj 2022

Share:

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka shpërndarë videon e publikuar nga Demokracia.com, kur kryeministri Albin Kurti kritikonte ashpër mënyrën se si po pasuroheshin multimiliarderët.

Ai në këtë video kishte përmendur edhe disa prej personave më të pasur në botë si Jeff Bezos, themelues i Amazon, Elon Musk, themelues i Tesla, dhe Bill Gates, themelues i Microsoft, ku edhe ka zhvilluar një vizitë së fundi, përcjell Demokracia.com.

Stavileci e ka shpërndarë videon e Demokracia.com në llogarinë e tij në Twitter, ku ka etiketuar të gjithë biznesmenët e përmendur më lartë.

“Jeff Bezos, Elon Musk, Bill Gates, a pajtoheni të gjithë me Albin Kurtin?”, ka shkruar ai krahas kësaj videoje.

Ndërkaq, vetë Kurti para disa ditësh gjatë vizitës së tij në kompaninë “Microsoft” në SHBA, u ka kërkuar këtyre të fundit që të investojnë në Kosovë, përcjell Demokracia.com.

Sidoqoftë, jo shumë kohë më parë ai kishte kritikuar ashpër mënyrën ekonomike përmes së cilës po pasurohet bota dhe multimiliarderët.

“Për të ecur drejt zhvillimit të qëndrueshëm, duhet që bota të jetë në një nivel më të barabartë të mundësive dhe sot jemi ende larg atij niveli të duhur. Jemi larg, sepse modeli jonë i zhvillimit është i tillë, që sa më shumë që investojmë, aq më shumë po pasurohen ata në maje. Vitin që lamë pas, vetëm katër njerëz: Bezos, Musk, Gates dhe Zuckerberg fituan 229 miliardë dollarë brenda vitit”, kishte thënë Kurti.

VIDEO| Kurti kërkoi investime nga Microsoft, multimiliarderët si Gates më herët tha që krijojnë pabarazi

Ndryshe, përveç vizitës në “Microsoft”, takimet e tjera të Kurtit në SHBA kanë qenë të parëndësishme gjë për të cilën është kritikuar edhe në opinionin publik./Demokracia.com/

Të ngjashme