Lajme
VIDEO| KFOR-i vëzhgon “kujdestarët” serbë të barrikadave 
Demokracia
20:30 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Me të rënë terri, qytetarë serbë kanë filluar të mblidhen në një shtëpi dykatëshe në Rudarë.

Ata dyshohet se janë “kujdestarë” të barrikadave të ngritura nga dita e djeshme në pjesën veriore të vendit.

Sipas gazetarit të Klan Kosovës, Haris Ademi, i cili po qëndron në veri, në atë shtëpi kanë hyrë rreth 10 persona, ndërsa vazhdimisht ka hyrje-dalje.

Ajo shtëpi është edhe nën vëzhgim të forcave të KFOR-it.

Kujtojmë se barrikadat u ngritën ditën e djeshme pas arrestimit të një serbi, i cili dyshohet se ka kryer sulmin ndaj KKZ-së në Mitrovicën veriore.

 

Të ngjashme