Lajme
Video e rrallë: Lotët e Berlusconit për emigrantët shqiptarë që vdiqën në “Tragjedinë e Otrantos”
Demokracia
16:43 | 13 Qershor 2023

Share:

Në Arkore të Monzas, familjarët dhe miqtë po i japin lamtumirën e fundit, ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi i cili ndërroi jetë dje për shkak një pneumonie dhe leucemisë mielomonocitare (një lloj tumori i rrallë në gjak).

Sot “Corriere della Sera” përcjell një video të vitit 1997, ku Berlusconi shfaqej i përlotur pas fundosjes së anijes me shqiptarë Katëri i Radës, në kanalin e Otrantos, për shkak të një gabimi të marinës ushtarake italiane.

Në atë kohë, ‘Kavalieri’ shkoi në Brindisi për të vizituar të mbijetuarit nga kjo tragjedi, 34 persona nga 120 që ishin në bord.

 

“Këto janë gjëra të padenja për ne dhe ne duhet të reagojmë ndaj tyre. Do kisha dashur që të gjithë italianët të kishin pasur takimin që pata unë tani me këta njerëz që kanë humbur 3 fëmijë, që kanë humbur gruan, që shpresonin të vinin këtu për të gjetur një vend të lirë, demokratik, ku të mund të punonin, të jetonin… Këto janë gjëra që ne nuk mund të lejojmë që të ndodhin… ju kërkoj ndjesë”, tha ai në atë kohë për gazetarët.

Berlusconi ishte një prej liderëve politikë italianë që ka mbështetur Shqipërinë, që nga fazat e para të pluralizmit deri tek avancimi në proceset e integrimit euro-atlantik.

Të ngjashme