Lajme
VIDEO| Alarm për bombë, flasin nga Aeroporti “Adem Jashari”
Demokracia
18:44 | 16 Qershor 2022

Share:

Një njoftim për bombë është dërguar në adresë të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, tha për Demokracia.com se kanë pranuar një kërcënim për bombë.

“Kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, tha Gara për Demokracia.com.

Edhe nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë pranuar një informacion për mjete shpërthyese në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Në njoftimin e tyre thuhet se Policia menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti, përcjell Demokracia.com.

“Policia e Kosovës, me datën 16.06.2022 në orët e pasdites përmes zyrës së mediave të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka pranuar një informacion për kërcënim me mjete shpërthyese në aeroport. Bazuar në informacionet e pranuara, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë (K-9)”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës, po ashtu, ka ndërmarr veprime konkrete duke evakuuar personat/qytetarët në perimetrat e sigurisë, përderisa do të vazhdojë angazhimin e saj në bashkëpunim dhe koordinim edhe me institucionet tjera relevante./Demokracia.com/

Të ngjashme