Lajme
VIDEO| 50 vjeçarja ukrainase: Ushtarët rusë më përdhunuan dhe ma vranë burrin
Demokracia
08:19 | 12 Prill 2022

Share:

Rusët janë tërhequr nga zonat përreth Kievit, por ata kanë lënë trauma e plagë të thella që mund të mos shërohen kurrë.

BBC ka dëgjuar dëshmi të dorës së parë dhe ka gjetur prova të përdhunimit të grave ukrainase nga ushtarët pushtues.

Në një lagje të qetë, 70 kilometra në perëndim të Kievit, jeton Anna 50 vjeçare (emri i është ndryshuar për mbrojtje të identitetit).

Anna tha se më 7 mars kishte qenë në shtëpi me burrin e saj kur hyri një ushtar i huaj, i cili e kishte përdhunuar.

“Në kërcënimin e armës më çoi në një shtëpi aty pranë. Më urdhëroi: Hiqi rrobat ose të qëlloj. Ai vazhdoi të më kërcënonte se do të më vriste nëse nuk bëja siç thoshte ai. Më pas filloi të më përdhunonte”, tha ajo.

Me t’u kthyer në shtëpi, ajo kishte gjetur burrin e saj të qëlluar në bark, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ai kishte tentuar të vraponte pas meje për të më shpëtuar, por u godit nga një plumb”, tha ajo.

Të dy kërkuan strehim në shtëpinë e një fqinji, ata nuk mund ta çonin burrin e saj në spital për shkak të luftimeve dhe kështu ai vdiq nga plagët e marra dy ditë më vonë.

Ajo bashkë me ndihmën e një fqinji të saj, e varrosën burrin në oborrin e shtëpisë së tyre, ku një kqyr i gjatë prej druri qëndron në krye të varrit.

Rrëfimin e Annës mund ta ndiqni duke klikuar në linkun e mëposhtëm, brenda së cilit  ndodhet videoja.

 

 

Të ngjashme