ShowBiz
Victoria Beckham thotë se të qenit e dobët është jashtë mode
Demokracia
10:10 | 17 Maj 2022

Share:

Victoria Beckham është shprehur së fundmi se të qenit e dobët është jashtë mode.

“Është një qëndrim i modës së vjetër, të duash të jesh vërtet e dobët,” tha për Grazia stilistja e famshme, në një kopertinë të botuar të hënën.

Ajo shtoi se vajzat moderne “duan të duken të shëndetshme dhe të lakuara. Ata duan të kenë gjoks dhe të pasme”. 48-vjeçarja tha se kalimi i një pjese të pandemisë duke punuar në Floridan e Jugut e ndihmoi të hapte sytë ndaj asaj se si duken në të vërtetë shumë gra – dhe si duan të duken.

“Ka shumë gra me forma në Miami dhe ato me të vërtetë e zotërojnë atë gjë, e dini?” shpjegoi ajo. “Ato ecin përgjatë plazhit të Miamit me pak rroba dhe duken fantastike. Ato e tregojnë trupin e tyre me shumë vetëbesim. Qëndrimi dhe stili i tyre më duket vërtet çlirues.”

Beckham shtoi se ndihet mirë që e ekspozon vajzën e saj 11-vjeçare, Harper, me gratë që “i përqafojnë format e tyre dhe e shijojnë pamjen e tyre”. Kur u pyet për linjat e saj të holla, ajo ngriti supet dhe u përgjigj:

“Nuk ka të bëjë me të qenit një madhësi të caktuar. Ka të bëjë me të ditur se kush jeni dhe të jeni të lumtur me atë që jeni. Unë kam gjetur ekuilibrin tim midis dëshirës për t’u argëtuar dhe të qenit e disiplinuar për ushqyerjen e shëndetshme dhe stërvitjen. Kur je më e re, ti lufton kundër atij ekuilibri, por duke u rritur kam arritur një vend ku e di se si duket ai ekuilibër. Unë thjesht e di se çfarë funksionon për mua.”

Përveç ndryshimeve personale, Victoria ka bërë edhe disa ndryshime në biznese; ajo sapo ka lançuar një linjë veshjesh të quajtur VB Body.

“Çdo grua dëshiron një fundshpinë të bukur, të rrumbullakët, me lakim, apo jo?” tha ajo, duke shtuar më vonë, “Sa më e lakuar të jeni, aq më mirë duken fustanet e mia VB Body”.

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024