Diaspora
Vetëvendosje falënderon diasporën, thonë se kanë marrë 78.51% të votave
Demokracia
21:54 | 03 Mars 2021

Share:

Partia e Albin Kurtit përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka marrë 78.51% të votave nga diaspora.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se qeveria e re e drejtuar nga kandidati i saj për kryeministër do të kujdeset për të gjithë mërgimtarët që të mos kenë më pengesa në ushtrimin e të drejtës për të votuar.

“78.51% të votave nga mërgata janë për Lëvizjen VETËVENDOSJE! Falënderime të përzemërta për mërgatën, për të gjithë ata që aplikuan, por nuk mbërritën të regjistrohen, ata që pavarësisht afatit të shkurtër dërguan fletëvotimet, ata që pavarësisht vështirësive na votuan dhe na dhanë mbështetje”, thuhet në postim.

Ndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot ka përfunduar numërimi i 56.368 votave nga diaspora, prej të cilave Vetëvendosje ka marrë më së shumti – 44.252. KQZ nesër do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit ku sipas rezultateve preliminare VV ka fituar bindshëm me rreth 48 për qind.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

78.51% të votave nga mërgata janë për Lëvizjen Vetëvendosje. Në mënyrë plebishitare bashkatdhetarët tanë, me besim e përkushtim, në referendumin e 14 shkurtit janë deklaruar se janë për ndryshime në vend.

Falënderime të përzemërta për mërgatën, për të gjithë ata që aplikuan, por nuk mbërritën të regjistrohen, ata që pavarësisht afatit të shkurtër dërguan fletëvotimet, ata që pavarësisht vështirësive na votuan dhe na dhanë mbështetje.

Qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri në ardhje Albin Kurti, do të kujdeset që ata të mos kenë më pengesa në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar. Krejt dhe Drejt, sepse siç e pamë bashkë mund t’i jetësojmë aspiratat tona për një Kosovë më mirë, më të drejtë, e të zhvilluar çfarë e dëshirojmë si qytetarë të kësaj Republike.

Urime!. /Demokracia.com/

78.51% të votave nga mërgata janë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Në mënyrë plebishitare bashkatdhetarët tanë, me besim e…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on E mërkurë, 3 Mars 2021

Të ngjashme