Sport
Veteranët e Kosovës në 1/8 e finales në turneun ndërkombëtar në Antalia
Demokracia
10:45 | 25 Tetor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e veteranëve është kualifikuar në 1/8 e finales në turneun ndërkombëtar “Master Cup Antalia 2022”.

Ekipi i drejtuar nga Jusuf Tortoshi në dy ndeshjet e para ka shënuar fitore, derisa në ndeshjen e tretë në fazën e grupeve ka pësuar humbje, por ka kaluar tutje me 6 pikë.

Në ndeshjen e parë Kosova e mundi ekipin turk Gaziantep Beykent, me rezultat 2:1, me golat e Filip Kocit (18′) dhe Lulzim Berishës (21′).

Në duelin e dytë veteranët dardanë fituan ndaj Antalias, me shifrat 1:0, me golin e Muharrem Sahitit, derisa në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup pësuan humbje nga skuadra turke Disa Kapak Diyarbakir, 1:2./Demokracia.com/

Të ngjashme