Lajme
‘Vetëmenaxhimi’ si strehë e strukturave të Serbisë | Zbulohet përmbajtja e ‘Vetëmenaxhimit për serbët’ që u pranua për herë të parë nga Kurti
Demokracia
16:00 | 15 Shtator 2023

Share:

Më në fund është zbardhur një pjesë e së vërtetës se çfarë fshihet pas Nenit 7 të Marrëveshjes Bazë të Brukselit (27 shkurt 2023) në të cilën flitet për sigurimin e një niveli të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, shkruan Demokracia.com.

‘Vetëmenaxhimi për serbët’ ka qenë një term i padëgjuar më parë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai është paraqitur për herë të parë në Marrëveshjen Bazë, për të cilën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmëri të lartë publike për ta nënshkruar. Për kryeministrin Kurti, nga pika 7 e kësaj marrëveshje nuk ka kurrfarë rreziku, por për zërat kritikë në Kosovë, përmes këtij Neni do t’i sigurohet serbëve në Kosovë autonomi politike.

“Vetëmenaxhimi nuk është as vetëqeverisje as vetadministrim”, deklaronte Kurti në Kuvendin e Kosovës më 23 mars 2023.

“Vetëmenaxhimi për serbët” | Kurti zbulon mashtrimin e tij, i duhen dy faqe për ta shpjeguar një fjalë të vetme “vetëmenaxhimin” dhe e lidhë direkt me Zajednicën

Por, se çfarë fshihet prapa Nenit 7 të Marrëveshjes së Brukselit (27 shkurt 2023), me të cilën Kurti ka rënë dakord për të siguruar një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, është bërë e ditur nga Propozimi i BE-së i prezantuar në takimin e 14 shtatorit 2023 ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq.

Ky propozim është refuzuar nga Kurti dhe pranuar nga Vuçiqi. Ky propozim parasheh krijimin e instrumentit të vetëmenaxhimit për serbët në Kosovë, i cili pritet të ketë fuqi të madhe. Ndryshe nga viti 2013 kur ishin shpërbërë strukturat ilegale serbe dhe anëtarët e tyre ishin kthyer të punonin në institucione qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës, kjo nuk do të ndodhë me Marrëveshjen Bazë të 27 shkurtit. Shumë nga këto struktura, të cilat nuk janë shuar tërësisht, parashihet që të kalojnë nën instrumentin e vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës.

Lexo më shumë:

Hasani: Kurti ka luajtur rolin tërësisht gabim, vetëmenaxhimi do të sjellë pasoja afatgjate

“Shpërbërja e strukturave të administruara nga Serbia në Kosovë dhe tranzicioni i tyre, i përshtatshëm, nën instrumentin e vetëmenaxhmit për serbët e Kosovës”, thuhet ndër tjerash në Propozimin e BE-së të publikuar nga mediat më 15 shtator 2023.

FOTO / NENVIZIME ME TE KUQE

Zërat kritikë në Kosoë kanë paralajmëruar se Vetëmenaxhimi i pranuar nga Kurti do të sjellë pasoja afatgjate për shtetin e Kosovës.

Lexo më shumë:

Si e lidhi Kurti përgjithmonë integrimin evropian me themelimin e Zajednicës, vetëmenaxhimin për serbët dhe statusin e Kishës Ortodokse Serbe?

Të ngjashme