Kuriozitete
“Vetëm 3 metra distancë”. Avioni amerikan dhe ai kinez rrezikojnë përplasjen
Demokracia
08:48 | 27 Tetor 2023

Share:

Vetëm 3 metra distancë mes një avioni luftarak kinez dhe një bombarduesi amerikan US Air Force B-52. Sipas ushtrisë amerikane, incidenti në qiell të hapur ndodhi të martën në Detin e Kinës Jugore.

“Piloti kinez fluturoi në një mënyrë të pasigurt dhe joprofesionale, tregoi paaftësi pilotimi duke iu afruar avionit tonë me shpejtësi të lartë dhe arriti deri në 3 metra distancë nga avioni ynë B-52, duke rrezikuar përplasjen”, tha Komanda Amerikane për Indo-Paqësorin përmes një deklarate. “Jemi të shqetësuar se ky pilot as nuk e kuptoi se sa pranë përplasjes ishim”.


Incidenti ndodh në një kohë kur Presidenti Biden do të presë të premten ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, në Shtëpinë e Bardhë. CNN raporton se nuk është ende e qartë nëse takimi do të jetë zyrtar, apo thjesht një shtrëngim duarsh joformal. Ministri kinez do të takohet edhe me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken dhe Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.

Biden dhe presidenti kinez, Xi Jingping, mund të takohen muajin e ardhshëm në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësorit, që do të zhvillohet në San Francisko, por deri tani asnjëra nga palët nuk e ka konfirmuar finalizimin e planeve.

Të ngjashme
Kuriozitete • 15 Maj 2024