Lajme
Venhari: Rusia mund ta përdorë BIA-n për ndërhyrje në veri – Lajçak, student i Moskës
Demokracia
19:22 | 12 Maj 2023

Share:

Njohësi i fushës së sigurisë, Gunen Venhari, ka folur për situatën në veri të vendit, ku tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po do të ngritë tensione.

Sipas tij, këto tensione vijnë në kohën kur për pak minuta nis protesta masive në Serbi e opozitës ndaj Vuçiqit, i cili siç tha, për shkak të problemeve të veta, fokusin do ta vendosë në veri të Kosovës.

“Mund të ketë edhe ndonjë veprim të Listës Serbe në veri. Propaganda e Serbisë fillon me propagandë, zhvillon një operacion politik. Ajo e ka shërbimin sekret – BIA, ku drejtor i Agjencisë së Inteligjencës është Aleksandar Vulin, i cili është i vendosur nga Rusia dhe Rusia duke e përdorur shërbimin inteligjent serb, mund të veprojë edhe në veri”, është shprehur Venhari në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Më tej, ai e quajti Lajçakun si student të Moskës, dhe se sipas tij, ai i ka dy probleme si kryenegociator i bisedimeve Kosovë – Serbi.

“Lajçak, si një student i Moskës i ka dy probleme si udhëheqës i negociatave mes Kosovës e Serbisë. E para është se ai vjen nga Sllovakia që s’e njeh Kosovën. Ai duhet të punojë shumë që Kosova ta njeh Kosovën dhe problemi i dytë është se ledhatimi i politikës së Vuçiqit në Serbi duhet të ndryshojë dhe kjo i kthehet ‘boomerang’, sidomos BE-së ku kanë bërë tolerime të jashtëzakonshme”, tha ai.

Të ngjashme