Lajme
Vëllezërit përleshen mes vete në Rahovec, bëhen për spital
Demokracia
09:33 | 26 Gusht 2023
Ilustrim

Share:

Dy vëllezër janë arrestuar në Rahovec pas një konflikti që patën mes vete.

Për shkak të një mosmarrëveshje, vëllezërit ishin përleshur fizikisht, ndërsa është nevojitur ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

Të dy kanë marrë tretman mjekësor, teksa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar vëllezër meshkuj kosovar të cilët për shkak të një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht dhe sulmuar njëri tjetrin dhe si pasojë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme