Lajme
Veliaj i uron ditëlindjen ish-presidentit Thaçi: Luftëtar i lirisë dhe i përparimit të Kosovës

Demokracia
11:41 | 24 Prill 2024

Share:

Ditën e sotme ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ditëlindjen.

Në këtë ditë të shënuar nuk ka munguar një urim i veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Përmes një fotografie që postoi në rrjete sociale, Veliaj shkruan se Thaçi është luftëtari për lirinë dhe përparimin e Kosovës.

“Gëzuar ditëlindjen Hashim Thaçi, Presidentit dhe luftëtarit për lirinë dhe përparimin e Kosovës”, shkruan Veliaj.

Më herët, kryebashkiaku Veliaj e ka vizituar Thaçin edhe në Hagë.

Të ngjashme