Lajme
Veç Konjufca i tha ‘Jo’ haptas kushtit “Statutin e Asociacionit për KiE” deri tash, tjerët s’bëjnë zë
Demokracia
20:19 | 24 Prill 2024

Share:

Deficit i madh i transparencës dhe sinqeritetit në raport me publikun janë – për secilin vëzhgues të kujdesshëm të ngjarjeve politike në vend – mënyra e të operuarit të Qeverisë së Kosovës thuajse në të gjitha sferat tash e tri vjet.

Transparenca inekzistente dhe sinqeriteti i munguar jo pak kënd e ka lënë të hutuar; në rastin më të fundit, në lidhje me rrugën e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe kushtëzimeve ditë-e-më-të-ditura për këtë anëtarësim eventual.

U desh të raportojë Nacionale përmes burimeve të saj për t’u bërë e ditur në rend të parë se tre krerët e lartë shtetërorë ishin nënshkruar e zotuar me tekst një sërë përkushtimesh te Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyanis; e ku më me peshë ndër ta është edhe zotimi për themelim të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Por, ndonëse nënshkrues i atyre zotimeve, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca – ndryshe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja e Kosaovës – është shprehur haptazi kundër Asociacionit vis-a-vis anëtarësimit në Këshill të Evropës.

Konjufca – anash kundërthënieve spektakolare kur i ishte i pari që e kishte pagëzuar draft-Statutin e Asocacionit si “plotësisht në përputhje me Kushtetutën” dhe një muaj më pas e kishte cilësuar si “të rrezikshëm”, “të pazbatueshëm” e “të papranueshëm” referuar Rezolutës 12/44 dhe Arbitrazhit – ishte i pari që doli publikisht e kundërshtoi këtë ngjizje që po theksohet ditë e më shumë: Miratim të Draft-Statutit të Asociacionit për votë pozitive finale në Këshill të Evropës.

Çfarë ka thënë ai?

Mu në ditën e votës së Asamblesë Parëamentare për të proceduar tutje raportin rekomandues të Dora Bakoyanis, Konjufca qe shprehur se kusahtëzimi i mundshëm i Kosovës në KiE me Asociacioni “nuk mirëpritet” dhe se kjo “është dëmtim i qëllimshëm i Republikës së Kosovës”.

Kryekuvendari besonte, ose paraqitej të besonte, se vetëm çështja e 24 hektarëve të Manastirit të Deçanit ka qenë kusht nga Bakoyanis – ndryshe nga çka në fakt thuhet në raport – dhe shton se “nëse shtetet tjera duan të vendosin kushte shtesë, mendoj se është e papranueshme, dëmtim i qëllimshëm i Republikës së Kosovës dhe interesit të saj dhe s’është e mirëpritur”.

Aktualisht po them që Kosova do t’i qëndrojë vetëm asaj që e shohim si shkronjë në raportin e zonjës Bakyoannis. Ai s’thotë asgjë për Asociacionin para anëtarësimit, por pas anëtarësimit. KiE ka thënë se do ta formojë një komision monitorues për Kosovën sa u përket hapave të mëtutjeshëm në implementimin e atyre që quhen marrëveshje ekzistuese me Serbinë, ndër të cilat mund të jetë Asociacioni”, ka thënë Konjufca.

Ajo mund ta kishte shkruar se pa asociacion s’mund të pranohemi. Atëherë pse dikush duhet të na ngarkojë me diçka më shumë se që na ka ngarkuar ajo dhe KiE. Kjo do të ishte për interesa të zotit Lajçak, dhe proceseve që ai s’ka mundur t’i përmbyllë e përfundojë e me na qitë në qafë edhe disa kritere shtesë që janë të pandershme”, ka thënë ai.

Konjufca made ka qenë prej tyre që më parë ka preferuar shkuarjen në zgjedhje të parakohshme se sa t’i dëmtohet legjitimiteti Lëvizjes Vetëvendosje nga procesi i dialogut.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Gjermania kanë kërkuar përparim dhe futje në proces të themelimit të Asociacionit, hapi i parë i të cilës do të përbënte dërgimuin e draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe për rishikim kushtetues.

Madje Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendon se Kurti do ta dërgojë draft-Statutin më 10 maj për rishikim kushtetuese, ndërsa një gjë e tillë nuk është mohuar nga Qeveria e Kosovës as në mënyrë vetanake e as në pyetjet dërguara nga mediat.

Të ngjashme