Lajme
Vdiq si hero duke shpëtuar fëmijën, mbahet ceremonia e varrimit për shqiptarin nga Drenasi
Demokracia
17:31 | 29 Prill 2023

Share:

Në varrezat e Drenasit në Kosovë u mbajt këtë të shtunë ceremonia e varrimit të shqiptari Adem Qorri, i cili vdiq në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth një muaj më parë.

40-vjeçari vdiq tragjikisht teksa shpëtoi nga mbytja shokun e djalit të tij të mitur.

Familjarët e Qorrit zbuluan pas ngjarjes dhe dinamikën e asaj që ndodhi, ku thanë se i afërmi i tyre u sakrifikua për të shpëtuar jetën e shokut të djalit të tij 10-vjeçar.

Ata pohuan se mëngjesin e të dielës i ndjeri së bashku me ekipin e futbollit amerikan ku stërvitej i biri 10-vjeç, ishin nisur për në plazh të Floridës për të festuar fitoren.

Si pasojë e rrymave djali i viktimës së bashku me një shok patën vështirësi dhe rrezikuan mbytjen.

Djali i viktimës u shpëtua nga trajneri. Ndërkohë që Qorri shpëtoi shokun e të birit por vetë nuk mundi dot të dilte për shkak të rrymave të forta.

“Ata kanë shkuar në plazh për të festuar me ekipin, djali i tij së bashku më një shok kanë qëlluar në ujë kur edhe rryma e ujit është aktivizuar. Djalin e tij e ka shpëtuar trajneri i ekipit, ndërsa Ademi ka hy ta shpëtojë shokin e të birit. Atë e ka shpëtuar, por vetë nuk ka pas mundësi të dali pasi rryma e ujit e fuqishme nuk e ka lejuar”, kanë deklaruar familjarët e të ndjerit.

 

Të ngjashme