Lajme
Vdes zëvendës Guvernatori i Kremlinit, Kirill Stremousov
Demokracia
16:35 | 09 Nëntor 2022

Share:

Zëvendës guvernatori i Kherson, Kirill Stremousov, thuhet se ka vdekur në një aksident automobilistik.

Siç shkruan gazeta ruse “Readovka” në Telegram, Stremousov vdiq në një aksident në rajonin Kherson. Rajoni dhe qyteti me të njëjtin emër kanë qenë skena e luftimeve të ashpra për javë të tëra, sepse pushtuesit rusë po shtyhen nga avancimi ukrainas.

Rusia aneksoi rajonin jugor Kherson të Ukrainës dhe tre të tjerë muajin e kaluar nëpërmjet referendumeve, të cilësuara si të paligjshme nga Kievi dhe Perëndimi. Stremousov kishte postuar përditësime të rregullta së bashku me video në mediat sociale për situatën në vijën e frontit.

Kohët e fundit ai u kishte kërkuar civilëve të largoheshin nga bregu perëndimor i lumit Dnipro përballë një kundërofensive në rritje të forcave ukrainase.

Të ngjashme