Lajme
Vdes personi që u aksidentua me traktor në Kamenicë
Demokracia
08:47 | 09 Janar 2023

Share:

Policia njofton se si pasojë e rrokullisjes së traktorit ka vdekur një burrë në Kamenicë dhe lëndime trupore ka pësuar djali i viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE AKSIDENTALE/Kamenicë 08.01.2023 – 16:35. Viktima mashkull kosovar dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa lëndime trupore ka pësuar djali i tij viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

Të ngjashme