Sport
Vdes papritmas ish-futbollisti i njohur, pati sulm në zemër
Demokracia
14:17 | 08 Janar 2023

Share:

Ish-futbollisti i Kamerunit, Modest M’Mbani ka vdekur pas një sulmi në zemër.

M’bami e kaloi pjesën më të madhe të karrierës në Francë.

Fillimisht, ai luajti në Sedan dhe në vitin 2003 u transferua te PSG-ja, ku fitoi dy Kupa të Francës.

Pas një mosmarrëveshje me parisienët, futbollisti iu bashkua rivalit të përbetuar, Marseillet.

Pas Marseillet, ai u transferua në Almeria të Spanjës, duke e mbyllur karrierën e tij si futbollist në vitin 2015.

Vlen të ceket se me Kamerunin ai fitoi Lojërat Olimpike të vitit 2000./Demokracia.com/

Të ngjashme