Një 11 vjeçare ka vdekur pasi që ka rënë nga ballkoni i katiti të katërt të një ndërtese në rrugën “Shaqir Tershani” në Shtime.
Rastin për Demokracika.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot rreth orës 14:35 në rrugën Shaqir Tershani – Shtime një person i gjinisë femër D.M e moshës 11 vjeçare aksidentalisht ka rene nga ballkoni i një ndërtese, kati IV . Për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, tha Veseli.
Ai tha më tej se me vendim te prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për obduksion.
Ndërsa rasti është cilësuar ,”Hetim mbi vdekjen”/Demokracia.com/