Lajme
Vdes Gordon Moore, bashkëthemeluesi i kompanisë Intel
Demokracia
12:38 | 25 Mars 2023

Share:

Pionieri dhe filantropi i Silicon Valley, Gordon Moore ka vdekur në moshën 94-vjeçare në Hawai.

Moore filloi të punojë me gjysmëpërçues në vitet e ‘50ta dhe bashkëthemeloi Korporatën Intel, shkruan BBC.

Ai parashikoi në mënyrë të famshme se fuqitë e përpunimit të kompjuterit do të dyfishoheshin çdo vit – më vonë rishikuar në çdo dy vjet – një pasqyrë e njohur si Ligji i Moore.

Ai “ligj” u bë themeli për industrinë e procesorëve kompjuterikë dhe ndikoi në revolucionin e PC-së.

Dy dekada përpara se të fillonte revolucioni kompjuterik, Moore shkroi në një letër se qarqet e integruara do të çonin “në mrekulli të tilla si kompjuterët e shtëpisë – ose të paktën terminalet e lidhur me një kompjuter qendror – kontrollet automatike për automobilat dhe pajisjet e komunikimit portativ personal”.

Ai theksoi në një artikull të tij të botuar në vitin 1965, se falë përmirësimeve teknologjike numri i transistorëve në mikroçipe ishte dyfishuar afërsisht çdo vit që kur qarqet e integruara u shpikën disa vjet më parë.

Parashikimi i tij se kjo do të vazhdonte u bë i njohur si Ligji i Moore dhe ndihmoi që prodhuesit e çipave të synonin kërkimet e tyre për ta bërë këtë realitet.

Pas publikimit të artikullit të Moore, çipat e memories u bënë më efikase dhe më pak të kushtueshme me një ritëm eksponencial.

Të ngjashme