Lajme
Vdes 20-vjeçari i aksidentuar dje në Mitrovicë
Demokracia
10:24 | 12 Prill 2022

Share:

Polica e Kosovë ka njoftuar se të hënën ka ndodhur një aksident me fatalitet në Mitrovicë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

“Me datën 11 prill 2022, në ora 15:50, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën e Jugut, është shkaktuar një aksident trafiku  ndërmjet një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e  aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesi i motoçikletës  E. S., 20 vjeçar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Siç bënë të ditur Polica, sot, me 12 prill 2022, në orët e mëngjesit nga QKUK, është raportuar se i lënduari ngasësi i motoçikletës ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës  është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Të ngjashme